Pritet të dalë sot para gjykatës në Vlorë 24 vjecari Ridvan Zykaj, autor i masakrës në fshatin Resulaj, ku mbetën të vrarë 8 persona. Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.
Seanca gjyqësore në ngarkim të tij do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kanë rrethuar gjykatën e Vlorës. Asnjë avokat nuk ka pranuar të marrë në dorë dosjen e tij, ndërsa 24 vjecari është braktisur edhe nga familjarët.
Ridvan Zykaj u arrestua mëngjesin e të shtunës, në një aksion të FNSH, Policisë e RENEA-s. 24 vjecari nuk shfaqi pendësë për masakrën, ndërsa ironizoi me policiët duke u thënë se u vonuan shumë për ta arrestuar. Kujtojmë se para prangosjes, autori i masakrës komentoi edhe në rrjetet sociale.

Skema e masakrës.
Ridvan Zykaj, si fillim ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, ndërsa e ka gjetur kryefamiljarin aty dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij. Ai ka vrarë Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën. Dora gjakatare e 24-vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç.
Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Demirit, (vëllait të gjyshit) ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.
Ndërkohë, djali i Demirit, Azemi, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan për të parë se çfarë po ndodhte dhe iu drejtuan shtepisë se babait, por janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë në rrugë.

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb