VLORE- 8 të vrarë me armë zjarri. Ky ishte bilanci tragjik pasi një 24-vjeçar hapi zjarr ndaj tre familjeve në fshatin Resulaj të Vlorës, kushërinj të babait të tij.

Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje telefonike për ‘NeWs24’ tregoi detaje tragjike nga ngjarja, ndërsa shtoi se mes viktimave te tre familjeve Zykaj ka dhe mosha të reja, madje edhe të mitur.

Po ashtu Mehmeti tha se Morgu i spitalit të Vlorës nuk ka vende të mjaftueshme për të vrarët.

Sipas policisë autori i dyshuar është Ridvan Zykaj, 24 vjeç. Ky i fundit pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij.

VIKTIMAT
1-Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: