VLORE- Detaje tragjike dalin në dritë nga masakra e Resulajt, ku mbetën të vrarë 8 persona nga i njëjti fis. 24-vjeçari Ridvan Zykaj ka ka vrarë pjesëtarët e tre familjeve, kushërinj të parë të babait të tij.
Nga te dhenat e deritanishme të policisë, autori ka vrarë Demir Zykajn (vellai i gjyshit të tij) dhe gruan e tij si dhe dy djemte e çiftit.
“Ai ka vrare djalin e Demirit, Azemin dhe gruan e tij Si dhe djalin tjeter te Demirit: Besimin dhe gruan e tij si dhe dy femijet e tyre Saren dhe Ledjonin. Gjyshi i autorit e kishte vella Demirin. Prinderit e autorit jane te shoqeruar ne Polici dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes”, thuhet në një tjetër njoftim të policisë.
Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ emrave e 8 viktimave.
VIKTIMAT
1-Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6-Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)
7-Azem Zykaj, (Djali i Demirit)
8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)
(ed.me/BalkanWeb)