Një atentat me armë zjarri në Shkodër ka shkaktuar dy viktima dhe dy të plagosur në gjendje të rëndë.
Një prej viktimave është Flutra Basha, raporton gazetari i News24, Senad Nikshiqi.
Ndërkohë gazetari Çelmeta raportoi se gruaja që ka humbur jetën nuk ka gjurmë plumbash, por është goditur nga automjeti që ishte objektiv i atentatit, dhe në momentin që është qëlluar mbi të, ka humbur kontrollin, duke goditur gruan dhe bashkëshortin e saj, që udhëtonin me motor.
Viktima tjetër e ngjarjes së rëndë të Shkodrës është identifikuar si Hamza Lici, ndërkohë që i plagosur ka mbetur Arlind Bushati.
Ndërkohë i plagosuri tjetër nga kjo ngjarje ka qenë edhe bashkëshorti i Flutra Bashës.