Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë me Skype në News 24 ka komentuar masakrën në Shkodër, ku dyshohet për dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Lubonja tha se këtë “film” e shohim shpesh në rrugët e Shqipërisë. Ai tha se nëpër rrugë lahen hesapet e bandave kriminale. Sipas tij, i kalojmë këto ngjarje, pasi nuk na vijnë në shtëpi. Por, Lubonja tha se ngjarjet e rënda nuk duhet të kalohen lehtë, pasi nesër mund të na vijnë në derë të shtëpisë.

Fatos Lubonja: Ky është “film” që e shohim shpesh nëpër rrugët e Shqipërisë. Duhet të trondisë opinionin ngjarja, por jemi mësuar dhe na duken gati normale. “E kalojmë” ngjarjen sepse nuk na ka ardhur në shtëpinë tonë e keqja. Shumë të rinj i kanë hyrë rrugës së krimit dhe lajnë hesapet me njëri-tjetrin.

Në Europë, shqiptarët janë të njohur për kriminalitet. Është normale larja e hesapeve edhe në Shqipëri. E përdorin vendin tonë për larjen e hesapeve, për shkak se e kanë më lehtë këtë punë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb