Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me masakrën e ndodhur sot në Dobraç të Shkodrës, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit Flutura Basha, ndërsa ka mbetur i plagosur Arlind Bushati dhe një tjetër këmbësor, Bashkim Basha.
Nga kontrolli që është ushtruar në makinën ku udhëtonin Lici dhe Bushati, policia ka gjetur armë.
Shkodra u trondit sot, pasi në Dobraç u vra në një atentat Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushati. Ndërkaq, një viktimë dhe një i plagosur janë kalimtarë të rastësishëm.
Dyshohet se përpara masakrës, dy automjete kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin.
(Balkanweb)