PAKISTAN-Masakra në një shkollë publike ushtarake dje në Pakistan është sot në qendër të vëmendjes së mediave botërore. Vijnë dëshmitë e para të tmerrshme që fëmijët e mbijetuar të shkollës në Peshaëar të Pakistanit japin mbi masakrën e talebanëve të martën. Rrjeti prestigjioz amerikan NBC tha se nxënësit janë detyruar të shohin mësuesin e tyre duke u djegur i gjallë në klasë. I mbijetuari ka rrëfyer për mediat ndërkombëtare se nxënësit janë detyruar të ulen në klasë dhe ta shikojnë mësuesin duke u djegur i gjallë.
Një prej nxënësve të mbijetuar tha se një nga talibanët, ka vrarë mbi 60 nxënës një herësh e më pastaj të tjerët.
Ndërkohë Pakistani ka nisur sot tre ditët e zisë kombëtare për 132 fëmijë dhe nëntë pjesëtarë të stafit të një shkolle, të vrarë nga talibanët.

 

Të 141 personat janë vrarë kur militantët kanë sulmuar Shkollën Publike Ushtarake në Peshauar, më 16 dhjetor.

 

Talibanët pakistanezë kanë thënë se sulmi është hakmarrje për operacionet e ushtrisë në rajonet fisnore.

“Kemi zgjedhur shkollën ushtarake për sulm sepse qeveria po bën gjithçka që të lëndojë familjet tona. Duam t’i bëjmë që ta ndiejnë dhimbjen” – ka thënë zëdhënësi i talibanëve, Muhammad Umar Khorasani.
Kryeministri pakistanez, Naëaz Sharif, ka thënë se sulmi është një “tragjedi kombëtare, e kryer nga egërsirat”.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se terroristët “kanë treguar edhe një herë ligësinë e tyre”.

(d.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: