TIRANE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook, reagon pas sulmit terrorist të ndodhur në 3 kisha dhe tre hotele në Sri Lanka.

Ai e quan sulmin e ndodhur për Pashkë, akt monstruoz, kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Dënoj ashpërsisht sulmet terroriste në #SriLanka që morën qindra jetë të pafajshme. Lutjet dhe mendimet e mija shkojnë tek viktimat dhe të lënduarit nga këto akte monstruoze urrejtje kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb