Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook, reagoi pas sulmit terrorist të ndodhur në 3 kisha dhe tre hotele në Sri Lanka.

Ai e quan sulmin e ndodhur për Pashkë, tepër monstruoz, që godet jo vetëm kristianët, por mbarë njerëzimin.

STATUSI I PLOTE
Te gjthe keqardhjen per viktimat e shumta sot ne Siri Lanka, perbuzjen e thelle ndaj terrorizmit e radikalizmit.
Nje krim monstruoz terrorist, mbi bazen e ekstremizmit, radikalizmit, fondamentalizmit, mire i organizuar e i gjere, kete dite te Pashkeve godet jo vetem kristianet, por njerezimin mbare, vlerat tona universale.
Mbi 150 te vrare ne Kisha e hotele te Siri Lankes nga struktura te tilla kriminale, qe perdorin emrin e Zotit e Fese, vecse per qellime nga me te errtat e antinjerezore.
Te tilla ngjarje konfirmojne te verteten, se beteja e madhe per paqe, demokraci, bashkejetese, plurikulture, liri e zhvillim nuk ka perfunduar e eshte akoma e hapur, pavaresisht se shpesh kamuflohet ne forma te ndryshme dhe e keqja tentohet te ofrohet e “sheqerosur”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb