TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për italianin, Salvadore Letizia, i njohur si njeriu i “Camorras” si dhe dy vëllezërit, Klevi e Markeljani Doçi. Markeljan Doçi bashkë me Salvatore Letizian, akuzohen si të implikuar në masakrën e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku viktimë mbeti xhaxhai i tij, Mentor Doçi (Lufi) dhe dy persona të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se masa “arrest me burg” e dhënë për Klevi Doçin nuk ka lidhje me masakrën tek Shkencat e Natyrës, por me ngjarjen në Roterdam të Holandës, ku ai bashkë më të vëllanë dyshohet se udhëtuan për të vrarë Durim Sulkun, vëllain e Besnik Sulkut.

Sakaq, në seancën e sotme, prokuroria ka rindërtuar nga e para skemën e vrasjes së tre-fishte. Organi i akuzës ka mbështetur sërish pistën mbi të cilën ndodhi ngjarja, që sipas tyre është vrasje për hakmarrje, pasi Sulkut i vranë vëllain. Sipas të njëjtave burime, vëllai i Besnik Suklut u vra në Roterdam të Holandës. Po ashtu, bëhet e ditur se vëllezërit Doçi ishin të përfshirë në vrasjen në Holandë, ku iu bë atentat Durim Sulkut.

RINDERTOHET SKEMA E NGJARJES
Prokurori i çështjes ka rindërtuar nga e para skemën e vrasjes. Sipas organit të akuzës, Mentor Lufi po pinte kafe me Gerti Goxhajn në një lokal tek Bulevardi “Zogu i Parë”, së bashku me dy nipat e tij dhe tre persona të tjerë. Pasi kanë konsumuar kafen, ata janë drejtuar për tek automjetet e tyre, të cilat ishin parkuar jashtë lokalit. Në makinën e parë pasagjerë ishte Mentor Doçi Lufi, ndërsa atë e drejtonte Gerti Goxhaj. Pas tyre janë nisur dy nipat e Lufit, Klevi e Markeljani.

Sapo u nis makina e parë, dalin dy persona të maskuar dhe me armë qëllojnë në drejtim të pasagjerit, ku mbeti i plagosur rëndë Mentor Lufi dhe u vra shoku i tij Gerti Goxhaj. Personat e maskuar ishin italiani Salvatore Letizia dhe Besnik Sulku.

Sakaq, në këtë moment nipat e Lufit i kanë dhënë makinës, duke përplasur italianin, Salavatore Letizia. Sipas prokurorit, Markeljani ka dalë nga mjeti me armë në dorë, duke qëlluar disa herë drejt Sulkut, duke i shkaktuar atij vdekjen. Markeljani më pas u kthye tek xhaxhai i tij, Mentor Lufi për ti dhënë ndihmë, por ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe gjeti vdekjen rrugës për në spitalin Ushtarak.

Të dy nipat e Lufit, u kapën nga policia në vendin e ngjarjes. Sakaq, italiani Letizia u kap në afërsi të një hoteli, ku në dorë kishte një xhup dhe një fotografi, që i përkiste Mentor Docit Lufit.

Nga salla e gjykatës, si fillim italiani pranoi se ka pasur lidhje me ngjarjen, ndërsa më pas tregoi të gjitha hyrje-daljet e tij nga Shqipëria. Nga ana tjetër, ai ka shpjeguar dhe njohjen e tij me vëllezërit Sulku, dhe atë që u vra në Holandë. Ai më tej ka sqaruar dhe momentin kur ka qëlluar me armë, dhe që më pas e hodhi atë në shkurre. Sakaq, sipas prokurorisë, dy vëllezërit, Markeljan dhe Klevis Doci rezultojnë të përfshirë në vrasjen e vëllait, Durim Sulkut në Hollandë. Letizia kërkoi të mos asgjë më shumë, ndërsa tha se do të flas me avokatin e tij.

Prokuroria shton se ngjarja ka ndodhur e gjitha për hakmarrje, se Besnik Sulku donte të merrte hakun e vëllait të vrarë në Holandë, për të cilin akuzonte Mentor Doçin.

Po sipas Prokurorisë, nuk dihet ende shkaku i armiqësisë mes familjeve Doçi e Sulku. Më herët thuhet se Besniku e Mentori kanë qenë mjaft të afërt e më pas gjithë shoqëria u kthye në një luftë. Dyshohet se pas këtyre konflikteve qendrojnë pazaret e prishura të drogës, por nuk përjashtohet as mundësia e një konflikti për galeritë e kromit.

PROKURORIA PER KRIMET E RENDA: JA SI KA NDODHUR NGJARJA
Më datë 27.05.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për vepren penale te “Vrasjes per gjakmarrje”, ne bashkepunim parashikuar nga neni 78/a te Kodit Penal. Sipas infromacionit referues, ne datë 27.05.2015 rreth orës 18.30 në vendin e quajtur “Bulevardi Zogu i Parë”, Tiranë pas një shkëmbi zjarri kanë mbetur të vdekur shtetasit Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj, ndërsa shtetasi Mentor Lufi(Doçi) është transportuar për në spitalin Universitarë të Traumës, ku nga plagët e marra ka gjetur vdekjen e mënjëhershme. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes jane sekuestruar me cilësinë e provës materiale tre armë zjarri; dy të markës Makarov, dhe arma tjetër tip Glock, si dhe në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe 17(shtatëmbëdhjetë) copë gëzhoja arme zjarri. Gjithashtu gjatë kqyrjes së kufomave të shtetasve Besnik Sulku, Gerti Goxhaj dhe Mentor Lufi(Doçi) në trupat e secilit prej tyre është gjetur nga një predhë plumbi të cila janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Në momentet e para pas ndodhjes së ngjarjes nga ana e sherbimeve të policisë të Repartit Shqiponja të Drejtorisë së Policisë Qakurt Tiranë dhe atyre të Komisariatit të Policisë nr.3 është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasve Klejvi Doçi dhe Markeljan Doçi vëllezër me njëri tjetrin dhe nipat e viktimës Mentor Lufi(Doçi). Sipas raportit të shërbimit dhe kapjes në flagrancë shtetasi Markeljan Doçi ka pasë një dorë një armë zjarri të llojit pistoletë, të cilën e ka hedhur në vendin e ngjarjes. Disa momente me vonë është bërë edhe shoqërimi i shtetasit Italian Salvatore Letizia, i cili është kapur nga ana e forcave të policisë afër Hotel “D….”, ku edhe i është sekuestruar një qese plastmasi Brenda së cilës kishte një xhup sim dhe një foto e cila me pas është vërtetuar se i përkiste viktimës Mentor Lufi(Doçi).

Ne lidhje me mekanizmin e ngjarjes janë pyetur me cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, të cilët kane qene te pranishem ne vendin e ngjarjes. Nga teresia e deklarimeve te tyre tregohet se: Disa minuta perpara ngjarjes rreth ores 18 00 min ne lokalin e quajtur “H….” qe ndodhet prane fakultetit te Shkencave te natyres, perballe Martenitetit Gjeraldina, jane ulur shtetasit Mentor Lufi(Doçi), Markeljan Doçi, Klejvi Doçi, Gerti Goxhaj. Pasi kane qendruar ne lokal, kane dale jashte dhe kane hipur ne makina te cilat ishin te parkuara prane lokalit. Ne makinen “Tuarek” me targa AA xxx KE kane hipur shtetasit Markeljan Doçi, Klejvi Doçi, ne automjetin tip BMW kane hipur shtetasit Mentor Lufi(Doçi), dhe Gerti Goxhaj, ndersa personat e tjera jane larguar me nje automjet tjeter Range.
Automjetet BMW dhe Tuarek kane levizur njera pas tjetres. Perpara ka qene automjeti tip BMW i cili drejtohej nga shtetasi Gerti Goxhaj dhe pasagjer shtetasi Mentor Doci. Ne momentin qe kane filluar levizjen prane makine BMW jane afruar dy persona te maskuar te cilet kane patur pistoleta ne dore.
Ne momentin qe kemi filluar levizjen kam vene re qe ne drejtim te makines BMW nga krahu i pasagjerit jane afruar dy persona te maskuar te cilet kishin pistoleta ne duar dhe sapo jane afruar rreth nje meter nga automjeti BMW kane qelluar menjehere ne drejtimin ku ishte ulur Mentori.

Ne kete cast Markeljan Doçi i cili drejtonte automjetin Tuarg qe ndodhej prapa i ka dhene shpejtesi makines, duke e drejtuar per te keta personat e maskuar dhe i ka goditur me parakolpin e makines njerin nga personat qe ishte me arme dhe konkretisht shtetasin Italian Salvatore Letizia. Menjehere ka ndaluar makinen dhe Markeljani se bashku me Klevin kane zbritur nga makina. Markeljani ka patur me vete nje pistolete dhe eshte vene ne ndjekie te njerit prej personave qe kishte qelluar dhe konkretisht te shtetasit Besnik Sulku i cili ishte duke u larguar me vrap ne drejtim te local “N….”. Markeliani ka qelluar disa here ne drejtim te tij duke e vrare ne vend. Menjehere ka ardhur policia ne vendin e ngjarjes e ngjarjes. Nga ana e tyre eshte bere e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasve Klejvi Doçi dhe Markeljan Doçi vëllezër me njëri tjetrin dhe nipat e viktimës Mentor Lufi(Doçi). Disa moment me vonë është bërë edhe shoqërimi i shtetasit Italian Salvatore Letizia I cili është kapur nga ana e forcave të policisë afër Hotel “D….| ku edhe I është sekuestruar një qese plastmasi Brenda së cilës kisht një xhup sim dhe një foto e cila me pas është vërtetuar se I përkiste viktimës Mentor Lufi(Doçi).
Pas shoqerimit te personave te mesiperm eshte bere edhe pyetja e tyre.

Nga deklarimet e shtetasit Italian Salvatore Letizia, ai pranon se ka qene ne vendin e ngjarjes se bashku me te vrarin Besnik Sulku. Te dy kane patur arme me vete dhe se pasi eshte larguar nga vendi i ngjarjes armen e ka hedhur ne nje shkurre prane hotelit ku u gjet u kap nga Policia. Nga ana e policise eshte bere me pas edhe kqyrja e vendit ku mendohej te ishte hedhur pistoleta dhe me pas eshte gjetur pistoletadhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Ne lidhje me motivin e ngjarjes ka deklarimet e te shoqeruarve dhe nga veprimet e tjera hetimore te deritanishme, rezulton se ka dyshime të bazuara se shtetasit Markelian Doçi dhe Klejvi Doçi kanë marrë pjesë dhe kanë kryer në Hollandë vrasjen e vëllait të autorit dhe Besnik Sulku, i quajtur Durim Sulku në shënjë hakmarrjeje për atentatin e kryer ndaj xhaxhait të tyre viktimës Mentor Lufi(Doçi) në Tiranë me dt.19.12.2014. Mbi bazen e te dhenave te mbledhura nga vendi i ngjarjes, deklarimeve te personave te pranishem ne vendin e ngjarjes, deklarimeve te personave te dyshuar eshte bere edhe arrestimi ne flagrance i shtetasve, Klejvi Doci, Markeljan Doçi, Salvatore Letizia, te dyshuar per kryerjen e veprave penale te Vrasjes per gjakmarrje”, ne bashkepunim parashikuar nga neni 78/a te Kodit Penal.

Kërkesa e Prokurorisë
Me akuzën e vrasjes për gjakmarrje, Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi dje në gjykatë kërkesën për caktimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj tre të akuzuarve.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur kërkesën ‘arrest me burg” për shtetasit Markelian Doçi, e Klevis Doçi, të dy nipa të shtetasit Mentor Lufi, ndërsa pritet caktimi i masës nga Gjykata.

Masa ‘arrest me burg’ është kërkuar edhe për shtetasin italian Salvatore Letizzia, për të cilin prokuroria thotë se ka shtënë me armë në vendin e ngjarjes pasi në duar e në rroba i janë gjetur faktorë plotësues të qitjes. Po kështu pistoleta e përdorur prej tij e gjetur nga policia ishte me karrikator të boshatisur. Paraprakisht bazuar në të dhënat e Policisë Shkencore është provuar se Markelian Doçi ka vrarë atentatorin Besnik Sulku.

Klevis Doçi, nipi tjetër i Mentor Lufit, ka goditur me makinë italianin Salvatore Letizzia dhe më pas ka tentuar të ndjekë atentatorin tjetër Sulku, të cilin në ndjekje e sipër e ka qëlluar me armë Markelian Doçi duke u marrë jetën. Sipas prokurorisë, përplasja me armë ndodhi për hakmarrje, pasi Besnik Sulku ka dashur të vrasë Mentor Lufin në shenjë hakmarrje për ekzekutimin në Holandë të shtetasit Ilirjan Sulku, ngjarje kjo e ndodhur në 6 prill 2015.

Por teksa qëllonte me armë ndaj Mentor Lufit, Besnik Sulku është vrarë në vend nga nipat e objektivit të atentatit i cili ruhej prej muajsh nga shtetasi Markelian e Klevis Doci që pas atentatit me dy plumba ku mbeti i plagosur në datën 19 dhjetor 2014.

Salvatore Letizia, hyrje-daljet në Shqipëri të njeriut të “Camorra”-s

Në intervalin kohor të 50 ditëve të fundit, Salvatore Letizia ka hyrë dhe ka dalë në Shqipëri plot 4 herë, duke qëndruar 19 ditë në vendin tonë, deri të mërkurën e 27 majit, ditë në të cilën u arrestua, 7 orë pas mbërritjes në Rinas. “News 24” ka zbardhur të gjitha lëvizjet e Letizia-s në Shqipëri. 34-vjeçari ka hyrë për herë të parë në Shqipëri 3 ditë pasi shoku i tij, Durim Sula, vëllai i Besnik Sulkut, u vra në mes të Roterdamit më 6 prill 2015.

Nga të dhënat në sistemin TIMS, rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri më 09.04.2015 dhe dy ditë më vonë, më 11.04.2015 është larguar. Data e kthimit ka qenë jo e largët. Më 17.04.2015 ai ka hyrë sërish në territorin shqiptar dhe ka dalë më datë 24.04.2015. Gjashtë ditë më vonë, më 30.04.2015 ka “zbarkuar” sërish në tokën shqiptare, për t’u larguar më 03.05.2015. Më 15 maj sërish ka hyrë në Shqipëri dhe është larguar më datë 20 maj. Ai ka mbërritur në Shqipëri në orën 11:23 dhe në orën 18:35 të po kësaj dite është arrestuar nga policia. Salvatore Letizia, 34 vjeç, njihet si pjesë e klanit Quaqquarone në Caserta dhe një pikë e rëndësishme referimi për Kamorrën marcianeze. Salvatore Letizia është djali i një prej ish-bosëve të mafias kamorreze të Marcianezes, Biagio Letizia, i cili u ekzekutua bashkë me gruan e tij vite më parë nga grupi rival Mazzacane. Jo rastësisht, Salvatore Letizia u detyrua të bëhej pjesë e grupit Quaqquarone kundër Mazzacane, pasi i kishin vrarë babanë dhe nënën. Kamorra e Marcianezes u nda në dy grupime: Mazzacane dhe Quaqquarone. Vitet e fundit Letizia ishte bërë pjesë e klanit Quaqquarone, në provincën Caserta, e cila ndodhet pranë Napolit. Sipas të dhënave nga oficerët e policisë gjyqësore, Letizia dyshohet të ketë vrarë njërin prej viktimave.

(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: