Eksperti i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Agim Musliu ka bërë me dije se në Serbi të miturit kanë duke u stërvitur nga trupat ruse, çka sipas tij tregon edhe arsyen e vërtetë se për fëmijët janë kaq të familjarizuar me armët në këtë vend.

Reagimi i tij vjen ndërsa vetëm pak ditë më parë 2 tragjedi ku autorë ishin të mitur ndodhën në Serbi, ndërkohë që u shkaktuan më shumë se 8 viktima dhe një numër i madh personash mbetën të plagosur.

Në një postim në Twitter, duket se si fëmijët serbë duke u trajnuar nga rusët, të veshur me uniformat e ushtrisë serbe.

“Kjo është arsyeja pse në Serbi edhe fëmijët janë kaq të njohur me armët dhe vrasjet! Ja ushtrimet që bëjnë rusët për fëmijët serbë, të veshur me uniformat e ushtrisë serbe. Vuçiç është vlerësuar gjithmonë për bashkëpunimin e tij me Rusinë. Edhe sot!”, ka shkruar Musliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: