BRITANI E MADHE

Shqiptari Ali Qazimaj, që u burgos në vitin 2017 me 35 vjet heqje lirie, për vrasjen e çiftit anglez Weybread Peter dhe Sylvia Stuart, apeloi vendimin. Mirëpo, Qazimaj nuk mori asnjë ulje dënimi, ashtu sikundër kishte shpresuar.

Qazimaj besohet se ka vrarë çiftin në vitin 2016. Trupi i Peter Stuart, 75 vjeç, i cili ishte therur nëntë herë, u gjet në një gropë në pyll afër shtëpisë së tij në Mill Lane në Weybread, pranë Diss, në qershor të vitit 2016, kurse 69-vjeçarja Sylvia nuk është gjetur kurrë.

Gjykatësi i çështjes Jeremy Stuart-Smith përshkroi vrasjet si “jashtëzakonisht të tmerrshme”, ndërsa përshkroi shqiptarin si “vrasës të pamëshirshëm dhe brutal”.

  • foto galeri

Ish-azilkërkuesi i cili erdhi në Britani të Madhe në vitin 1999, kishte insistuar gjatë gjithë gjyqit se ai ishte viktimë e një identiteti të gabuar dhe pretendonte se kurrë nuk kishte shkelur në Britani, përpara ekstradimit nga Luksemburgu. Ai kishte pretenduar të ishte një shtetas shqiptar i quajtur Vital Dapi.

Pretendimet e tij u hodhën poshtë nga gjykata, e cila la në fuqi vendimin për ta dënuar me 35 vite burg shqiptarin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb