ANGLI– Autori i vrasjes me thikë të shqiptares në Londër, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata e Londrës vendosi të lërë në burg përjetë Noor Mohammad, 29-vjeç, pasi u shpall fajtor për vrasjen e shqiptares Romina Kalaci, 32-vjec.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shqiptares që punonte si eskortë në Fernhead Road, më 22 maj të këtij viti.
E reja u gjet e vdekur nga policia një javë pas vrasjes, pas njoftimit të fqinjëve që njoftuan policinë për erën e rëndë që po vinte nga banesa e saj. Shqiptarja ishte me dy shtetësi, italo-shqiptare dhe jetonte ne Britani që prej vitit 2016, njoftojnë mediat britanike.
Noor Mohammad dyshohet se u njoh përmes rrjeteve sociale me shqiptaren. Ai kishte shkuar në apartamentin ku banonte 32-vjecarja duke marrë me vete edhe një thikë.
Viktima u gjet me plagë të shumta ne kokë dhe në trup. Pas krimit të tmerrshëm, ai u përpoq të fshihte telefonin dhe rrobat e tij dhe të pretendonte pafajësinë derisa nisi gjyqi.
(d.d/BalkanWeb)