SHBA- Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan ka miratuar vizat për 38 vende. Mësohet se vizat do të rikthehen për 38 vende, qytetarët e të cilëve hynin lirisht deri tani në SHBA.

Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë me shumicë votash ka miratuar dje projekt-ligjin sipas të cilit, shtohen kufizimet mbi qytetarët të cilët kanë qenë në Irak, Iran, Siri apo Sudan, e të cilët duan t’i vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

Me projektligjin e ri, të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet prej nga nuk iu është kërkuar vizë për të hyrë në SHBA, përfshirë vende nga Evropa Perëndimore, duhet që të aplikojnë për vizë amerikane nëse në pesë vitet e fundit kanë qenë në katër shtetet që konsiderohen si vende me elemente terroriste.

Projektligji gjithashtu kërkon nga vendet perëndimore që hyjnë në mesin e vendeve qytetarëve e të cilave vende deri më tani nuk iu është dashur vizë për të hyrë në SHBA, që të shkëmbejnë informacione me autoritetet amerikane në lidhje me terroristët e dyshuar.

Projektligji i cili është kaluar me 407 vota për dhe 19 kundër, është pjesa e dytë e legjislacionit të sigurisë në SHBA që nga sulmet e 13 nëntorit në Paris. Presidenti Obama është zotuar se do ta nënshkruajë atë.

Por, Shtëpia e Bardhë është zotuar se do ta përdorë veton në një projektligj të dytë të miratuar nga Dhoma, përmes të cilit vendosen kritere të ashpëra për refugjatët nga Siria dhe Iraku. Në listën e 38 vendeve që iu vihen viza janë edhe Franca dhe Belgjika.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: