Autoritetet kineze kanë prezantuar një sërë kufizimesh në rajonin Xinjiang, si pjesë e asaj që konsiderohet si fushatë kundër ekstremizmit fetar.

Pjesë e këtyre masave janë ndalimi i mjekrave të gjata, veshja e rrobave që mbulojnë gjithë trupin dhe fytyrën, apo edhe refuzimi i shikimit të televizionit shtetëror.

Kufizimet në fjalë janë miratuar nga ligjvënësit në Xinjiang gjatë kësaj jave, dhe nga sot ato kanë hyrë në fuqi.

Ky rajon banohet nga ujgurët myslimanë, dhe në vitet e fundit është karakterizuar me trazira vdekjeprurëse.

Edhe pse qeveria kineze fajëson separatistët për prishjen e rendit, janë grupet e të drejtave të njeriut që thonë se trazirat janë kundërpërgjigje ndaj politikave shtypëse të Kinës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: