Masat shtrënguese detyruan kompaninë minerare kiliane publike ”Codelco” prodhuesja më e madhe në botë e bakrit ti japë fund një tradite, dhurimit të një ore floriri që u bëhej punonjësve kur mbushnin 30 vite eksperiencë pune.

Një burim nga kompania bëri të ditur për median se bordi drejtues kishte hequr dorë nga tenderi për blerjen e 451 orave floriri, shumica të markës ”Longines” me një vlerë nga 1 500 deri në 2 000 dollarë secila që u dhurohej punonjësve më me ekperiencë.

‘’Gjërat po ndryshojnë’’, komentoi ky burim, i cili e argumenton përfundimin e kësaj praktike bujare nga nevoja për të ulur shpenzimet dhe nga keqkuptimi i opinionit publik, pasi ”Codelco’’ është një kompani shtetërore.

Tradita daton që në periudhën kur kompania drejtohej nga investitorë të huaj privatë, përpara se të shtetëzohej në 1976, sqaron ky burim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb