Javier Mascherano thotë se Lionel Messi është i pandalshëm, pavarësisht kundërshtarit. Mascherano i ka bërë këto komente para gazetarëve, ku ka folur për ndeshjen finale të Ligës së kampionëve ndaj Juventusit, që zhvillohet të shtunën.

Ai i është përgjigjur edhe Chiellinit, i cili më herët ka thënë se Messi në Itali nuk do të mund të shënonte golat që i shënon në Spanjë. “Unë e kuptoj kontekstin në të cilin ka thënë Chiellini, pasi ata luajnë një futboll më taktik, ku është vështirë të gjesh hapësirë. Por ka momente kur Leo e ka topin, atëherë gjithçka varet nga ai”, citon Sport argjentinasin.

Lëvdatat e Mascheranos për Messin kanë vazhduar, me mbrojtësin që mendon se sulmuesi “mund të bëjë gjëra të cilat të tjerët nuk munden”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: