SHKUP– Mediet maqedonase që mbështesin politikat opozitare kritikojnë ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, për komunikimin vetëm në shqip në faqen zyrtare të Facebook-ut.

Në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të gjitha postimet dhe statuset bëhen në gjuhën shqipe.
Ky fakt është vënë re nga mediet maqedonase, të cilat në raportimet e tyre përcjellin komentet e përdoruesve maqedonas të rrjetit social, raporton tetovasot.

Në reagimet e tyre, ata pyesin mes të tjerash nëse “Ministria e Arsimit dhe Shkencës është zhvendosur nga Maqedonia në Kosovë ose në Shqipëri”.

Komentet e tjera, ku nuk mungojnë as ato me ironi:
“A është kjo Maqedonia ku duhet të respektohet gjuha dhe flamuri? Deri kur do të vazhdojë kjo?”
“Sipas Marrëveshjes së Ohrit, 20 për qind e postimeve duhet të jenë në gjuhën maqedonase”
“Për ne, shumicën në Maqedoni, a mund të ketë përkthim”

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: