LUSHNJE

Policia e Lushnjës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim me kredi.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim A.K, 22 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur për 22-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim me kredi”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb