TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur hetimet nga një shtetasi italian, administrator i një Call Center në kryeqytet pas akuzës për mashtrim nga një tjetër italian.

Sipas të dhënave zyrtare, dje janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për 71-vjeçarin Salvatore Umberto Pollio, banues në Itali, me arsim 12 klasë.

Ndaj tij ka denoncuar 64-vjeçari Iandiorio Guido Saverio, edhe ky administrator i një tjetër kompanie Call Center, i cili ka deklaruar se Pollio me anë të mashtrimit, i ka marrë nëpërmjet bankës dhe kesh në dorë 32 000 euro.

Në këmbim të këtyre parave, 71-vjeçari italian i kishte premtuar dhënien e disa materialeve si kompjuterë, kamera e tavolina por që me sa duket nuk ja ka dhënë. Rasti po ndiqet nga efektivët e antikrimit ekonomik, ndërkohë që tashmë edhe prokuroria ka nisur hetimet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb