KANADA

SHBA ka njoftuar shtetin e  Kanadasë se do të fillojë procedurat zyrtare të ekstradimit për shefen ekzekutive të Huawei, Meng Wanzhou, gati dy muaj pasi ajo u arrestua në Vankuver për shkelje të sanksioneve të njëanshme të SHBA kundër Iranit. Meng përballet me akuza për mashtrim bankar lidhur me shkeljet e pretenduara të sanksioneve të SHBA që datojnë të paktën në vitin 2013 dhe u arrestua me kërkesë të autoriteteve amerikane gjatë ndryshimit të avionëve në Vankuver. Ajo është aktualisht nën vëzhgim, e pajisur me një byzylyk elektronik të kyçit të dorës, ndërsa lejohet të jetojë në shtëpinë e saj në Vankuver.


Autoritetet amerikane kanë kohë deri më 30 janar të paraqesin një kërkesë formale për ekstradim, në të cilën Grupi Ndërkombëtar i Ndihmës i Departamentit të Drejtësisë kanadeze ka edhe 30 ditë për të lëshuar një “autoritet për të vazhduar”, duke lejuar rastin të shkojë përpara Gjykatës Supreme.


Atje, një gjyqtar vlerëson dëshminë amerikane për të përcaktuar nëse shkelja ndodhi në vend. Meng mund të apelojë vendimet në pika të shumta, që do të thotë se procedurat mund të zvarriten për muaj, madje edhe vite.


“Nuk na pëlqen që qytetarët tanë po ndëshkohen. Amerikanët janë ata që kërkojnë të kenë fuqinë e plotë të ligjit amerikan të ngritur kundër znj. Meng dhe ende ne jemi ata që paguajnë çmimin. ”, është shprehur ambasadori, David MacNaughton.

MacNaughton ka shprehur gjithashtu shqetësimin se Meng është duke u përdorur si kartë në luftën e vazhdueshme tregtare të presidentit amerikan Donald Trump me Kinën dhe se qytetarët kanadezë janë mes asaj lufte.

(BalkanWeb)

 

Etiketa: