Befasisht dje në darkë mediat britanike dhanë lajmin se Liverpool ka arritur marrëveshjen me Monaco-n për transferimin e brazilianit Fabinho, në një kohë kur nuk ishte raportuar asnjë interesim i anglezëve për lojtarin.

Nuk vonoi shumë dhe vetë klubi zyrtarizoi në rrjetet sociale blerjen më të re, me 24-vjeçarin i cili shfaqej teksa nënshkruante kontratën.

“This is a giant of a team” ?? #Fabinho #LFC #LiverpoolFC #Liverpool

A post shared by Liverpool Football Club (@liverpoolfc) on

Disa orë më vonë mediat britanike kanë zbuluar se kontrata e firmosur nga Fabinho, e cila shfaqet në video, nuk është ajo e vërteta pavarësisht se në titull shkruante: “Kontratë marrëveshje me futbollistin”.

47ca5de35b0d85c833f9dc0921e74177

Në hyrje të tekstit gjendet një deklaratë e trajnerit Kloop e dhënë para ndeshjes finale në “Champions”. “Ne jemi këtu sepse jemi Liverpool”- lexohet në hyrje të ‘kontratës’. Një deklaratë kjo e gjermanit e dhënë për “Daily Mail”.

Pavarësisht këtij fakti Fabinho është tashmë një lojtar i Liverpool. Anglezët për shërbimet e lojtarit kanë paguar 43.7 mln stërlina, ndërsa vetë lojtari ka rënë dakord për të qëndruar për 5 vite në “Anfield”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb