Pas emisionit “Të paekspozuarit” transmetuar të enjten në mbrëmje në News24, Prokuroria e Tiranë nis hetimet në lidhje me faktet e bëra publike.


Burime zyrtare nga organi i akuzes pohuan për “BalkanWeb” se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmerine e veprimeve te kryera, per ndertimet e planifikuara ne Unazen e Re.

“Verifikimi bëhet për veprat penale të Shperdorimit të detyres, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Fallsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazise ne tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Prokuroria shqiptare garanton vleresimin me objektivitet te fakteve, objekt i ketij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda nje afati te arsyeshem.”- thuhet zyrtarisht nga Prokuroria.


Reagimi i Prokurorisë vjen pas skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni “Të Paekspozuarit”, në lidhje me falsifikimiet e kompaninsë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.


Po sot ARRSH njoftoi se ka pezulluar ndërtimin në lotin e parë, ndërsa theksoi se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb