Ka një mosmarrëveshje për shumën e shpërblimit mes FSHF-¬së dhe qeverisë për futbollistët e Kombëtares shqiptare pas kualifikimit në Evropian. Lojtarët pretendojnë se në total do të ishin tre milionë euro, ndërkohë që presidenti i FSHF¬-së mësohet t’u ketë thënë në takimin e së dielës paradite se janë dy milionë.

Premtimet
Pak orë para ndeshjes kundër Armenisë, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit u premtuan lojtarëve një shpërblim prej 2 milionë eurosh. Skuadra e fitoi ndeshjen 3¬0 dhe siguroi kualifikimin direkt në Evropianin 2016. Pas takimit, u konfirmua sërish shpërblimi prej dy milionë euro. Ndërkaq, ditën tjetër, sapo mbërritën në Tiranë, ishte kryeministri Edi Rama ai që e priti skuadrën dhe i ftoi në kryeministri. Pas nderimeve të rastit mësohet se kreu i Ekzekutivit u pat premtuar një shpërblim prej 1 milion eurosh futbollistëve. Rrjedhimisht në mendjen e lojtarëve shifra shkoi tre milionë. Pra, dy milionë nga FSHF¬ja dhe 1 milion nga kryeministri.

Zhgënjimi
Në takimin e së dielës mësohet se lojtarët kanë mbetur të pakënaqur, kur zyrtarët e federatës u kanë komunikuar se gjithsej do të jenë vetëm dy milionë euro shpërblim, përfshi këtu edhe atë të qeverisë. Lojtarët janë pezmatuar disi dhe kanë kërkuar llogari, por mësohet se zyrtarët e FSHF¬së u kanë thënë se shifra prej dy milionë kishte parashikuar në totalin e saj edhe 1 milionë që kishte premtuar kryeministri Rama. Ka pasur diskutime deri dhe në pakënaqësi të shprehur publikisht për “ndryshimin” e shumës së parave. Mbetet për t’u parë sesi do të ndahet shuma prej dy milionë eurosh për ekipin.

(er.shk/PanoramoSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb