ITALI –Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane nën akuzën e vjedhjes dhe mashtrimit. 44-vjeçari shqiptar me inicialet G.M. së bashku me bashkëjetuesen e tij italiane, mashtruan dhe zhvatën një të moshuar 76-vjeçar në Vercelli të Italisë.

Sipas medias italiane AvellinoToday,  çifti e kishte njohur të moshuarin në një bar në zonën ku jetonin. Duke qenë se 76-vjeçari kishte probleme me alkoolin, çifti e bindi të moshuarin të kujdeseshin për të.

Në momentin që u transferuan në shtëpinë e tij, ata arritën t’i vidhnin 110 mijë euro. Dyshja ishte gati të vinte dorë mbi 600 mijë euro të tjera të cilat i moshuari i kishte të depozituara në Zvicër.

Por vajza e 76-vjeçarit zbuloi planin djallëzor në momentin e duhur duke i denoncuar në polici. Gjatë kontrollit të karabinierëve në banesën e çiftit, u sekuestrua edhe një pistoletë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb