Një 26-vjeçar dhe një 22 vjeçare të dy banues në Tiranë janë arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë.

Sipas komunikatës, dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim.

Këta dy shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar shuma të ndryshme monetare nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se shisnin produkte të ndryshme online.

Teksa dy të rinjtë do të përballen me akuzat, materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: S. Xh., 26 vjeç, dhe Xh. R., 22 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/25 i Kodit Penal. Këta dy shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar shuma të ndryshme monetare nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se shisnin produkte të ndryshme online; Materialet i kaluan Prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: