Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy shtetas të huaj, të cilët akuzohen për mashtrim dhe trafikim të mjeteve motorrike. Policia njofton se ka arrestuar të rinjtë M. A., lindur në Afganistan dhe banues në Angli, dhe L. M., lindur në Kongo dhe banues në Angli.

Sipas uniformave blu, dy shtetasit e huaj me anë të mashtrimit merrnin me qera makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme  në Angli-Belgjikë dhe Gjermani, dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prodhimi i fundit”

Operacioni  nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Interpol Tirana.

Arrestohen dy shtetas të huaj  të cilët nëpërmjet mashtrimit merrni makina  prodhim i fundit me qera në vendet e BE-së dhe i shisnin më pas në Shqipëri.

Në zbatim të Planit të masave për  parandalimin, evidnetimin dhe goditjen e trafikimit të mjeteve motorrike, të vjedhura në vende të BE-së, me tendëncë hyrjen dhe shitjen në Shqipëri,   si rezultat i  një pune të mirëorganizuar  nga ana e D.V.P.Shkodër, në bashkëpunim me D.V.K.M.Shkodër, dhe Interpol Tirana,  u finalizua me sukses operacioni i koduar “Prodhimi i fudit ”.

Si rezultat i operacionit   Specialistët e  Seksionit  për Hetimin e Trafiqeve në DVP Shkodër bënë  kapjen dhe ndalimin e shtetasëve:

  1. M. A.,25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli.
  2. L. M., 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli,

Keta shtetas me anë të mashtrimit merrnin  me qera makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme  në  Angli-Belgjikë dhe Gjermani,   dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt  nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri .

Si rezultat i puës së bërë  u dokumentuan me prova ligjore  dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale , konkretisht për një automjet AUDI dhe një automjet Benz prodhim i 2019-tës.

Më datë 18.07.2019, nëpërmjet  P.K.K. Hani i Hotit, shtetasi M. A., ka hyrë dhe trafikuar automjetin, tip Audi, të marrë në Gjermani, të cilin  e ka shitur në Shqipëri.

Po më datë 24.07.2019, janë  paraqitur për të hyre në territorin shqiptar shtetasit M.A., drejtues mjeti dhe L. M. pasagjer në automjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi i 2019-tës, i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  vijon puna për dokumentoimin e plotë të  veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy shetats.

Materialet i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për  veprat penale  “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: