Shafrani i Indisë, është një nga erëzat më të përdorura që nga kohët e lashta. Ai gjen përdorim në lehtësimin e disa simtpomave të çrregullimeve shëndetësore si dhe për kujdesin e lëkurës. Karakteristikat e tij anti-inflamatore dhe anti-oksiduese mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës, kundër skuqjes, trajtimin e akneve dhe shenjave që ato lënë.

Ekspertët thonë se shafrani i Indisë është një nga përbërësit me potencialin më të madh në fushën e bukurisë, qoftë përmes konsumimit qoftë kur përdoret në formë maskash. Ai ka potencial të rigjenerojë qelizat e dëmtuara, duke reduktuar rrudhat dhe duke përmirësuar pamjen e përgjithshme të lëkurës.

Një ndër maskat më të përhapura është maska që përmban shafran Indie, tërshërë të bluar, kos dhe mjaltë. Edhe procedura e përgatitjes është shumë e thjeshtë. Të gjithë përbërësit duhet të vendosen në një enë deri të formohet një masë homogjene. Më pas, duhet të vendoset në fytyrë për 15 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: