Nuk po themi se duhet t’iu nënshtroheni ndërhyrjeve kirurgjike, por receta e mëposhtme me përbërës natyralë do t’ju ndihmojë të dukeni shumë më e re.


Kjo maskë natyrale është e dedikuar për fytyrë dhe i përmban vetëm tre përbërës.


Përbërësit:


– 1 lugë çaji me vaj kokosi
– 1 të bardhë të vezës
– Gjysmë luge çaji lëng limoni

Instruksionet:

Thyejeni vezën në një tas dhe ndajeni të bardhët e vezës nga pjesa e verdhë, pastaj rriheni për pak momente.

Kur ta bëni këtë, shtojeni lëngun e limonit dhe vajin e kokosit. Përzieni mirë dhe produkti është gati.

Përdorimi:

Për ta përdorur produktin, fillimisht duhet ta pastroni fytyrën mirë me ujë të vakët dhe sapun, ta thani me peshqir dhe tek atëherë e aplikoni maskën. Me gishta i bëni masazh fytyrës në lëvizje rrethore dhe shumë lehtë.

Maskën e lini për 15 minuta, pastaj e pastroni me ujë. Për rezultatet më të mira, përsëriteni këtë procedurë disa herë në javë.