Nuk keni përse të shpenzoni shumë para duke blerë produkte kozmetike të shtrenjta për heqjen e akneve të shkaktuara nga bakteret, mbyllja e poreve, lëkura e yndyrshme, hormonet etj. Më parë shkoni tek kabineti mjekësor i kuzhinës, pasi do të gjeni disa produkte shtëpiake që mund të trajtojnë aknet në fytyrë në mënyrë efikase (dhe ekonomike).

Aloe Vera –
Gjethet e aloe verës përmbajnë disa substanca të cilat kanë veti antibakteriale (zhdukin bakteret që kanë shkaktuar aknet) veti anti-inflamatore (lehtësojnë lëkurën e acaruar) dhe veti zbutëse (zbutin lëkurën e ashpërsuar).

Aloe ndihmon gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve të plagëve, zbutjen dhe rigjenerimin e lëkurës, shkruan Women’s Health.

Si ta përdorni: Pastroni me të fytyrën. Nëse e përdorni si xhel ose lëng, përdorni një pambuk për ta aplikuar në të gjithë fytyrë. Nëse përdorni një gjethe të freskët, hiqni lëkurën e gjelbër dhe aplikojeni direkt në lëkurë. Lëreni të thahet krejtësisht para se ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë.

Uthull molle
Uthulla e mollës balancon nivelet e pehashit në lëkurë dhe përmban veti antibakteriale dhe antiseptike që zhdukin bakteret të cilat kanë shkaktuar akne. Ajo përmban gjithashtu acid malik dhe acid laktik që pastrojnë dhe zbusin lëkurën.

Si ta përdorni: Përzieni 1 lugë çaji uthull molle me 3 lugë çaji ujë. Në fillim lani fytyrën dhe e thani mirë. Më pas njomni një pambuk tek uthulla e mollës dhe fërkoni me kujdes fytyrën, duke shmangur pjesën e syve. Mbajeni për 10 minuta dhe në fund e lani fytyrën si zakonisht. Përsëriteni këtë trajtim më shumë se 3 herë në ditë.

Sodë buke
Soda e bukës, ose bikarbonati i sodiumit, balancon nivelet e pehashit të lëkurës falë vetive të saj amfoterike (që do të thotë se mund të veprojë si acid edhe si alkalinë).

Veti e saj, pak më të lehta, antiseptike dhe anti-inflamatore, ndihmojnë gjithashtu në heqjen e akneve në lëkurë. Si ta përdorni: Përzieni 1 lugë çaji sodë buke me 1 lugë çaji ujë ose lëng limoni për të formuar pastën. Pastroni fytyrën, më pas aplikoni pastën dhe mbajeni për pak minuta. Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni këtë trajtim 2-3 herë në javë.

Lëng limoni
Lëngu i limonit përmban acid asorbik-L, që vepron si zbutës dhe pastrues natyral, që heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe parandalon mbylljen e poreve.

Si ta përdorni: Shtrydhni një limon të freskët. Njomni një pambuk tek lëngu i shtrydhur dhe fërkoni me të fytyrën. Për lëkurat e ndjeshme rekomandohet hollimi i lëngut të limonit me pak ujë. Pas 30 minutash e lani fytyrën me ujë të vakët. Përdoreni këtë trajtim çdo 1-3 ditë./shendeti.com
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: