FUSHË-KRUJË- Dy lokale bastesh në zonën e Fushë-Krujës janë grabitur gjatë natës nga persona të maskuar.

Sipas raportimeve, njeri prej lokaleve që ndodhet në afërsi të qendrës së Fushë-Krujës, në pronësi të shtetasit A.C. është hapur me thyerje rreth orës 3 të natës. Pasi i është thyer brava, janë vjedhur 3 televizorë nga 4 persona të maskuar.

Pas këtij lokali është grabitur dhe një lokal tek ura e Gjolës, njësia administrative Bubq që dyshohet po nga i njëjti grup. Edhe në këtë pikë janë vjedhur disa televizorë dhe janë dëmtar disa të tjerë.

Në këtë pikë grabitësit kanë hapur bravat dhe kanë hyrë brenda. Të pikasur nga pronari F.H. ata e kanë goditur dhe janë larguar. Policia po punon për identifikimin e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb