Grabitet gjatë natës kompania më e madhe fasone në Berat. Personat kanë qenë 2 dhe të maskuar, nuk dihet ende shuma e saktë e parave të grabitura.

Center Shqiptare Group, një nga bizneset fasone më të mëdha të qytetit, ka rënë preh e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, persona ende të paindentifikuar janë futur në ndërmarrje dhe kanë grabitur një sasi të konsiderueshme lekësh në zyrat e administratës. Biznesi ndodhet në hyrje të qytetit të Beratit, në anë të rrugës nacionale Berat-Lushnje, në zonën e ish/kombinatit të tekstileve.

Por, edhe pozicioni i mirë në të cilin është ndërtuar prej vitesh ky fason, nuk i ka penguar grabitësit të futen brenda duke kapërcyer kangjellat prej hekuri të rrethimit të ndërmarrjes. Grabitësit, pasi kanë marrë një sasi të konsiderueshme lekësh në zyrat e administratës ku janë futur me thyerje, janë larguar në drejtim të paditur.

Burimet e brendshme të policisë konfirmojnë se mendohet të kenë qenë 2 persona të maskuar dhe të mirë informuar në lidhje me pozicionimin e kamerave të sigurisë dhe zyrave të kësaj ndërmarrjeje.

Policia ndodhet ende në vendngjarje dhe po merr në pyetje të gjithë ata punonjës të turnit të natës që mendohet se kanë dijeni rreth grabitjes. Deri tani nuk bëhet e ditur asnjë pistë e policisë rreth kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse nuk konfirmohet as shuma e parave të grabitura.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: