KURBIN- Një familje ka rënë pre e grabitësve, në orët e para të mëngjesit të djeshëm ndërsa udhëtonte me një automjet në aksin Kurbin-Fushë-Krujë. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se “më datë 07.04.2015, ora 02:10, shtetasi B.K., banues në Tiranë, ka telefonuar tek 129, në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Kurbinit, duke kallëzuar se rreth orës 02:00, në superstradën Kurbin-Fushë Krujë, duke lëvizur me mjetin “Audi” me targë AA 313 HV, se bashku me disa familjar, i kanë dalë para katër persona të maskuar”.

Sipas dëshmisë së tij, grabitësit udhëtonin me një mjet tip “Benz” me targë AA 332 LE dhe i kanë grabitur 15.000 lek të rinj, një orë dore dhe një telefon celular.

Në vijim të veprimeve ka rezultuar se mjetin autorët ia kanë grabitur pak minuta më parë drejtuesit A.Sh., banues në Kamzë Tiranë, tek kryqëzimi i Gjormit, Kurbin.

Gjithashtu këta autor kanë vjedhur me thyerje në lagjen nr .4, Laç, mjetin “Benz” 200, me targë ULDR121, ne pronësi të shtetasit Gj.M., banues po në këtë qytet.

Grupi hetimor ka kryer veprimet dhe në cilësinë e provës janë sekuestruar tre mjetet e vjedhura. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: