GRAMSH- Një pikë tregtimi me shumicë në Gramsh është grabitur natën e kaluar nga persona me maska. Ngjarja ka ndodhur në një biznes në lagjen “Sporti” ku grabitësit kanë marrë mall në pikën e shumicës që sipas pronarit kap vlerën e rreth 2.5 milionë lekë të reja. Nga ana tjetër policia thotë se grabitësit kanë marrë vetëm 1 mln lekë mall.

Gjithë lëvizjet e autorëve janë kapur nga kamerat e sigurisë të një dyqani pranë vendit të ngjarjes. Sipas dëshmisë së pronarëve pranë pikës së shumicës të grabitur dallohet një fuoristradë dhe autorët e maskuar.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe identifikimin e autorëve duke u bazuar edhe në pamjet e kamerave të sigurisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: