Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Fushë Krujë-Lezhë.

Rreth orës 4:15 dy persona të maskuar dhe me armë kanë kërcënuar rojën e një karburanti, shtetasin me iniciale A.B., 42 vjeç duke i marrë edhe një shumë parash të xhiros ditore prej 10 mijë lekësh.

Më pas autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia e vënë në dijeni për ngjarjen kanë nisur hetimet për identifikimin e tyre dhe arrestimin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb