BRITANI E MADHE – Rezidenca e familjes Beckham në Oxfordshire ka rënë prej e grabitësve. Tre hajdutë të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e familjes së njohur nëpërmjet dritareve të pasme. Ata janë parë nga ekipi i sigurisë.

Hajdutët u larguan pa marrë asgjë por gjithsesi janë ende të lirë dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë dukeshin të maskuar, me kapuç të zinj e me kapele.

Mendohet se ata po planifikonin të hynin brenda ndërtesës 6 milionë dollarëshe sepse rezidenca është shumë e madhe. Familja Beckham nuk ka qenë në shtëpi në ato momente sepse ndodhej në Australi për një udhëtim.

Familja është tepër e shqetësuar për këtë ngjarje sidomos David Beckham i cili nuk e ka pëlqyer asnjëherë sigurinë e lartë por tashmë i duhet ta rrisë atë shkruan Daily Mail.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb