TIRANE

Gjatë një dalje për mediat, zv/ministrja aktuale dhe Ministrja e dekretuar e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini ka kërkuar nga studentët të mos bllokojë punën e sekretariateve në fakultete.

Sipas Besa Shahinit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit do të jenë edhe sot në sekretariatet e fakulteteve për të asistuar studentët që kanë pyetje apo paqartësi lidhur me zbatimin e VKM për tarifat.


“Ne kemi mundësuar që përmes portali ‘Shqipëriaqëduam.al’ të kemi një rubrikë që të kthejmë përgjigje për pyetjet tuaj dhe mënyrat si do zbatohen VKM për tarifat. Përveç portalit do ketë një dritare edhe në faqen e Facebook të Ministrisë së Arsimit. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë edhe në sekretariate përkatëse dhe sot për t’ju asistuar. Nëpër fakultete ku ka ende protesta është e pamundur që të kemi përfaqësues të Ministrisë për asistimin tuaj. Nëse bllokoni sekretariatet nuk mund të marrim listat për tarifat e studimit dhe bursat”- tha Besa Shahini.


(d.d/BakanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb