Familja Basha në fshatin Kalivaç të Njësisë Administrative Baz, në Bashkinë e Matit po jeton në kushte  shumë të vështira që prej vitit 2019, ata mbetën të pastrehë, pasi tërmeti u shkatërroi banesën.

Kryefamiljari, Veli Basha rrëfen se pas tërmetit në zonën e tyre nuk është kryer asnjë verifikim për dëmet e shkaktuara, ndërsa për të rindërtuar një jetë të re provuan të zhvendosen drejt Fushë-Krujës.

Por pamundësia për të përballuar koston e qirasë në qytet i detyroi të ktheheshin sërish në fshatin e tyre.

Me lot në sy, 83-vjeçari Veli Basha pohon se vështirësitë më të shumta i hasin gjatë periudhës se reshjeve në vjeshtë e dimër, ndërsa shton se institucionet vendore iu kanë ofruar si ndihmë të vetme, një çadër strehimi.

I moshuari apelon për ndihmë, pasi familja e tyre ka burime të pakta të ardhurash, duke pamundësuar përballimin e kostove, për ndërtimin e një banese të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb