MAT- Jetë në mesin e skamjes dhe sëmundjeve të panumërta. Ky është fati me të cilin përballet familja Dakuci në fshatin Dars të Matit, dy prej fëmijëve të së cilës përballen me sfidën për mbijetesë.
Kleo 8-vjeçar vuan nga sindroma Daun, nga problemet e lindura kardiake, mungesa e dëgjimit dhe shikimit. E sikur te mos mjaftonte kjo situatë, edhe vajza e madhe e familjes trajtohet nga një shoqatë në qytetin e Burrelit, ndërsa për kryefamiljarin gjendja ekonomike e ka bërë të pamundur daljen nga kjo situatë, teksa përballet çdo ditë me zymtësinë që vjen jo vetëm nga sëmundja e fëmijëve, por edhe nga varfëria.
“Çuni është 8 vjeç, është me vrimë në zemër, me sindromën Daun, vetë pa punë, goca është me probleme mendore. Këtu rrimë, këtu flemë, këtu hamë.”- shprehet kryefamiljari.
Të lodhur nga sëmundja, prej së cilës u shkaktua dhe varfëria, familja Dakuci shpreson se një ditë do të ketë dhe dritë në fundin e tunelit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb