MAT – Rreth 5 hektarë pyje në komunën Komsi të Matit janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se zjarri ka nisur rreth orës 12:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës.

Në vendngjarje kanë mbërritur përfaqësues të Ndërmarrjes Pyjore dhe banorë të zonës, të cilët po përpiqen të lokalizojnë flakët. Fatmirësisht zjarri nuk rrezikon zonat e banuara.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: