MAT – Dy të moshuar kanë rrezikuar të digjen brenda banesës së tyre në orët e para të mëngjesit në Komunën Lis të rrethit të Matit. Shtëpia e tyre është përfshirë nga flakët rreth orës 01:30, ndërsa ata ishin në gjumë.

Kanë qenë fqinjët të cilët shkuan të parët, dhe bënë të mundur nxjerrjen e dy të moshuarve, Hamdi e Zyra Zhgjuni përkatësisht 85 e 83 vjeç. Të moshuarit jetonin të vetëm prej vitesh në banesë, pasi fëmijët jetojnë jashtë vendit. Menjëherë fqinjët kanë lajmëruar edhe shërbimin e zjarrfikëses, e cila ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Megjithëse punonjësit zjarrfikës të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, janë munduar të shuajnë sa më shpejt flakët, vetëm pak orendi shtëpiake kanë arritur të nxjerrin nga banesa, dhe ato në katin e parë pasi kati i dytë është shkrumbuar plotësisht. Sipas të zotit të shtëpisë, bashkë me mobileritë është  djegur edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Paraprakisht, policia lokale e Matit, bëri të ditur se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në çatinë e banesës e cila ka qenë prej druri e më pas zjarri të jetë zhvendosur kudo.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: