MAT– Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një grupi trafikantësh nga fshati Gurrë i Matit. Ngjarja është shënuar pasditen e sotme në afërsi të urës së Shul Batrrës, ku kanë qenë disa të rinj, të cilët posedonin një thes me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se efektivët e policisë së Dibrës dhe Matit kanë bërë thirrje për të ndaluar por kanë hasur në rezistencën e trafikantëve.

Në shënjestër të operacionit ka qenë 19-vjecari Selman Kurti lindur e banues në fshatin Rripë të Matit. Ai ka tentuar të largohet, por është kapur disa metra më larg nga një efektiv policie, i cili e ka plagosur aksidentalisht gjatë manovrës, me armën e shërbimit që kishte në dorë. 19-vjeçari ndodhet në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë operacionit, mësohet se një automjet i policisë ka përfunduar në kanal, në rrethana ende të paqarta, por nuk ka efektivë të lënduar. Trafikantët e tjerë kanë arritur ti shpëtojnë policisë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e trafikantëve të drogës.

(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: