MAT – Rreth 300 banorë të fshatit Selixë në komunën Komsi të Matit kanë mbetur të izoluar, pasi rrëshqitja e dherave ka bllokuar rrugën që të çon në këtë fshat.

Kryetari i komunës Komsi, Ymer Barçi tha se rrëshqitja e dherave e ka bërë të pamundur kalimin në rrugë, ndërsa komuna nuk ka fonde për të ndërhyrë.

Kryekomunari kërkon angazhimin e Shtabit të Emergjencave, pasi për zhbllokimin e rrugës nevojitet ndërhyrja e mjeteve të rënda.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: