Nga Enver Doçi*

MAT – Shirat e dimrit shpesh sjellin shembjen dhe shkatërrimin e rrugëve e urave, sidomos aty ku vendi është më i rrezikuar per rreshqitje. E tillë është rruga që të dërgon në fshatin Kolaj të komunës Komsi,krejtësisht me baltë. Në të është e pamundur të kalosh. Më problem është për nxënësit e shkollës, të cilët udhëtojnë deri edhe këmbëzbathur për të arritur tek rruga, ku duhet të marrin furgonët.

Fëmijët janë të detyruar të ecin zbathur, për arsyen e vetme që balta dhe uji të mos u hyjë në këpucët që do të duhet të mbajnë veshur tërë ditën në shkollë, kështu që duke dashur të mbrojnë shëndetin, ata zgjedhin ndër dy më të këqiave, atë më të voglën.

Prindërit e fëmijëve, tek shohin fëmijët që vuajnë dhe sëmuren për të shkuar në shkollë në të tilla kushte, që përballen me shiun, baltën dhe të ftohtin, tregojne se ka mbi 25 vjet që përballen me këtë situatë, kohë kur edhe ata vetë ishin fëmijë dhe vepronin po kështu.

Sipas tyre, premtimet 25-vjeçare fushatë më fushatë nuk janë realizuar ndonjëherë, për këtë flasin vetë këmbët e zbathura të fëmijëve në mes të dimrit…

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: