MAT- Një 31-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se dhunoi bashkëshorten e tij. Burime zyrtare bënë me dije se Ermal Mengaj, pasi theu urdhrin e mbrojtjes që kishte lëshuar gjykata e Lezhës, duke ushtruar sërish dhe kanosur gruan e tij.
Arrestimi i tij u bë pasi, në banesën e tyre, për motive të dobëta ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.F, 24 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me Urdhër Mbrojtie që nga data 10.08.2016, e lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”.
(ed.me/BalkanWeb)