DIBER

Prej tre ditësh vazhdojnë vatrat e zjarrit në Kongrasht njesia Komsi, Bashkia Mat. Sipas banorëve të fshatit Burrel jane djegur  mbi 300 hektarë pyje.

Përfaqësuesit e Bashkisë Mat shprehen se terreni është shumë i vështirë për ndërhyrjen e zjarrfikëses. Më të rrezikuar janë banorët e fshatit Burrel në qoftë se nuk merret masa të metejshme shprehet një e moshuar mund të digjen edhe banesat . I gjithë qarku i Dibrës vazhdon të jetë nën vatrat e zjarrit.


Keni patur probleme me zjarrin?

Ne kemi probleme me zjarrin se ka tre ditë që ne nuk marrim ajër, ne nuk hapim penxheret, ne jemi të bllokuar si lagje, fshati Burrel. Ne nuk dimë gjë, se çfarë me bo. Ne jemi të bllokuar krejt. Prandaj ne i lutemi Qeverisë, i lutemi rrethit Mat, që të na ndihmojë të fikë këtë zjarrin se kush e ka vu nuk dihet. Vetëm nëse ka vu ndonjë rrugëtar ndonjë shkrepës se qëllimisht nuk e ka vu asnjë.

 Ju keni prej vitesh këtu, sa hektarë janë djegur?

Janë djegur mbi 300 hektarë, dhe më. Nëse kalon zallën ne rrezikohemi gjithë si fshat prandaj i lutena Qeverisë së madhe dhe rrethit Mat që të na ndihmojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: