Legjenda e Interit, Marco Materazzi, nuk është shprehur shumë optimist për kalimin e Rafa Benitezit në Santiago Bernabeu. Reali konfirmoi trajnerin e ri pas shumë spekulimeve dhe Materazzi që punoi me Benitezin te Interi në vitin 2010 nuk ka shumë fjalë të mira për të e as optimizëm teksa i dëshiron fat tifozëve të Realit.

“Unë kam pritur që Napoli të ketë sezon të zakonshëm. Unë kam thënë këtë edhe ku u duk se gjërat po shkojnë mirë. Ai po shkon te Reali, kështu që shumë fat për të, e sidomos shumë far për tifozët e Realit”, potencoi Materazzi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: