Joel Matip thotë mjaft. Mbrojtësi i njohur është tërhequr nga futbolli i luajtur, në moshën 33-vjeçare. Klubi i Liverpool, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar Matip për kontributin e dhënë për The Reds gjatë këtyre viteve.

Vitet e fundit te Liverpool nuk kanë shkuar siç duhet, pasi një dëmtim e mbajti shumë kohë jashtë fushave. Ai ka veshur fanellën e klubit të Premier League për 8 sezone me radhë.

Matip është impenjuar me kombëtaren e Kamerunit në 27 ndeshje. Ai debutoi me përfaqësuesen në 3 mars  të vitit 2010.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb