Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump emëroi kongresmenin e Floridës, Matt Gaetz si Prokuror të Përgjithshëm.
Anëtari i Kryesisë së PD dhe njëherazi drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar foto nga një takim që ka zhvilluar me Gaetz. Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se “Gaetz si Prokuror i Përgjithshëm, jep garanci të plotë për suksesin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë në SHBA”.
Ndërkohë, Trump teksa teksa njoftoi emërimin e Kryeprokurorit të SHBA u shpreh se Gaetz ka disa detyra të rëndësishme si të mbrojë kufijtë, të luftojë organizatat kriminale dhe të rikthejë besimin e amerikanëve te Departamenti i Drejtësisë.
Postimi
Emërimi i Matt Gaetz si Attorney General, jep garanci të plotë për suksesin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë në SHBA. Presidenti Trump, mbrëmë emëroi Kongresmenin e Floridës Matt Gaetz si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA. Presidenti u shpreh se: “Pak çështje në Amerikë janë më të rëndësishme se ndalimi i përdorimit të armëve politike në sistemin tonë të drejtësisë. Matt do ta ndalë qeverinë e përdorur si armë, do të mbrojë kufijtë tanë, do të shpërbëjë organizatat kriminale dhe do të rikthejë besimin e shkatërruar thellë të amerikanëve në Departamentin e Drejtësisë”.
(BalkanWeb)