Presidenti Italian, Sergio Mattarella ka theksuar nevojën për ndarjen e përgjegjësisë për të menaxhuar fluksin e migrantëve, duke argumentuar se BE-ja duhet të trajtojë çështjen e riatdhesimit të azilkërkuesve, kërkesat e të cilëve janë refuzuar pas takimit të tij të mërkurën me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne mendojmë se është e nevojshme që vendet të ndiejnë përgjegjësinë për të aktivizuar mekanizmat e përbashkëta të rishpërndarjes dhe që Bashkimi Europian duhet të marrë përsipër detyrën e riatdhesimeve…për ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE”, deklaroi Mattarella.

“Tensionet e tregtisë dhe kërcënimi i luftërave tregtare krijojnë rrethana veçanërisht të komplikuara, kështu që është e nevojshme që të merren masa që stimulojnë tregjet e brendshme dhe të zhvillohen investime për të ruajtur ekuilibrin e ekonomive të vendeve”, deklaroi presidenti italian Mattarella lidhur me situatën ekonomike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb